Vllaznia godet në merkato, zyrtarizohen pesë futbollist

Vllaznia ka vijuar edhe sot me procesin e firmosjes së kontratave të reja apo dhe me rinovimin e atyre ekzistuese. Kështu, pas firmës së hedhur pak ditë më parë nga futbollistët Dan Ignat, Sergio Rodrigues Pereira Junior dhe Eziamaka Collins Ikenna, sot janë firmosur edhe pesë kontrata të tjerë. Fillimisht me lojtarët e ardhur këtë sezon tek skuadra kuqeblu.

Duke filluar nga mbrojtësi i qendrës Valto Zeqaj, mesfushori i qendrës Dejvi Bilali dhe mesfushori me tipare sulmuese Silvio Zogaj, i cili siç dihet është formuar tek Akademia Vllaznia, para se të kalonte tek Luftëtari dhe Laçi. Me këto futbollistë janë firmosur kontrata dyvjeçare. Përveç këtyre futbollistëve, janë rinovuar kontratat edhe me mbrojtësin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Arsen Hajdari. Ky proces do të vijojë edhe ditën e nesërme me hedhjen e firmave të të gjithë lojtarëve që janë në planet e stafit teknik për sezonin e ri.




EMISIONET