Vllaznia gjen dakordësinë me bashkinë për pagat, lojtarët kthehen në stërvitje

Vllaznia gjen dakordësinë me bashkinë për pagat,

Pas takimit me zyrtarët e bashkisë së Shkodrës, klubi i futbollit Vllaznia ka filluar stërvitjen ditën e sotme, pas bojkotit të disa ditëve më parë.

Kapiteni i veriorëve Gilman Lika, tha se kanë marrë premtimin se do vijojë pagesa e lojtarëve përpara ndeshjes me Flamurtarin.

Gilman Lika: ''Shpreh mirënjohjen për mirëkuptimin e treguar nga kryetarja e bashkisë. Na ka premtuar se do vazhdojnë shumë shpejt me pagesën e lojtarëve. Duke filluar që para ndeshjes me Flamurtarin. Ky takim ishte në shërbim të klubit Vllazina pasi ne jemi shkodranë dhe secili prej nesh duam që Vllanzia të ecë përpara.''

Për zëvendës trajnerin Safet Osja, ky lajm është shumë pozitiv.

Safet Osja: ''Është një lajm pozitiv dhe shpresojmë ta fillojmë stërvitjen mbarë për vazhdimësinë e parlamentit.''

Vllaznia gjendet në zonën e 'ftohtë' të klasifikimit të Kategorisë Superiore pasi renditet në vendin e 8 me 35 pikë.

EMISIONET