"Vllau si shkau", Patris Berisha flet publikisht për sherrin në familje

"Vllau si shkau", Patris Berisha flet publikisht për sherrin

Para disa muajsh, këngëtari Robert Berisha foli për herë të parë publikisht për marrëdhënien me vëllain dhe Tunën.

Ai e kritikoi hapur Tunën duke e akuzuar se dëshiron ta shkatërrojë famijen Berisha edhe pse këtë nuk do mund ta bëjë. Më pas, pati shumë spekulime për qëndrimin e Patrisit në këtë çështje.

Për herë të parë, bashkëshorti i Tunës ka folur publikisht duke thënë se bashkëshortja dhe djali i tij janë shumë të rëndësishëm për jetën e tij.

 “Secili njeri ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin për dikë. Ne e kemi një thënie në Kosovë ‘Heta i shikon punët e veta’ kështu që secili duhet të shohë punën e vet, shtëpinë e vet, gruan e vet. Unë shoh gruan time. Nuk bie pre e mediave, as e portaleve. Jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë situata të tilla, sulmet nga mediat dhe në asnjë moment nuk e ka humbur përqëndrimin si nënë dhe punën e palodhshme që bën në karrierë.

Ne themi me shaka ‘Vllau si shkau’ kur do ta nënçmosh serbin, i themi shkau dhe e kemi me shaka këtë. Vëllai ka vendin e vet, gruaja vendin e vet. Unë kam familjen time, për mua me rëndësishme është gruaja dhe djali im se çdo gjë tjetër në botë. Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm në jetën time, me gjithë respektin për të gjithë familjarët”, u shpreh Patrisi në 'Xing me Ermalin'.

Si përfundim, Patrist tha se shpreson që kjo histori të përmbyllet e të harrohet pasi nuk janë as në luftë, as në gjak.

Lexoni deklaratën e Robertit këtu: Roberti nuk e njeh më si kunatë Tunën: Për Patrisin dhe Tianin jap jetën

EMISIONET