Vjedh ushqime në supermarket dhe plagos pronarin, arrestohet 36 vjeçari shqiptar

Vjedh ushqime në supermarket dhe plagos pronarin, arrestohet 36

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve, vetëm pak pasi kreu vjedhjen e një supermarketi në Bogliasco të Italisë. 

Teksa mori ushqimet për t'u larguar, ai u ndoq nga pronari i dyqanit. Për t'u arratisur, hajduti e goditi burrin me skuterin e tij me të cilin po largohej.

Ndërkohë, alarmi ishte dhënë në policia. Karabinierët ndërhynë dhe brenda pak minutash arritën të gjurmojnë dhe të ndalojnë të kërkuarin.

 Shqiptari u arrestua për grabitje të dhunshme.

Pronari u transportua në sallën e urgjencës "San Martino" me disa plagë.

Vlera prej 70 eurosh e mallrave të vjedhura u gjet dhe u kthye në supermarket.

EMISIONET