Virusi që erdhi nga Firence, ja si paraqitet situata me koronavirusin në Toscana

Virusi që erdhi nga Firence, ja si paraqitet situata me koronavirusin

28-vjeçari që importoi nga Italia koronavirusin, duke infektuar më pas edhe të atin e tij, kishte mbërritur në Shqipëri nga Firence, e pozicionuar në  rajonin e Toskanës, me 26 shkurt.

Për shkak se Firence nuk ishte në zonën e kuqe të rrezikut, ai nuk i ishte nënshtruar asnjë kontrolli në pikën kufitare të Muriqanit.

Po si paraqitet aktualisht përhapja e virusit në këtë territor dhe  sa i lartë është niveli i rrezikut të infektimit?

Rajoni i Toskanës deri më sot nuk konsiderohet zona e kuqe e infektimit nga koronavirusi. Ky rajon kërkon karantinë të detyrushme për çdo banor që vjen nga zonat me rrezik të lartë infektimi të përfshirë në dekretin e fundit të qeverisë Conte.

Dy rastet e para të verifikuara me koronavirus në Itali, çifti i turistëve kinezë në Romë gjatë udhëtimti të tyre kanë qëndruar në qytetin e Firences.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e provincës së rajonit të Toskanës janë regjistruar 53 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus si dhe viktima e parë në këtë territor i moshës 78 vjeç, banor në qytetin e Pizës.

Nga nisja e përhapjes së epidemisë e deri më datë 8 mars 2020 në tërë rajonin e Toskanës janë 166 persona me koronavirus. 7 prej tyre po kurohen në terapi intensive.

39 të infektuar janë në qytetin e Firences, 13 në Pistoia, 3 në Prato, 26 në Lucca, 21 në Masa Carrara, 17 në Pisa, 10 në Livorno, 24 në Siena, 9 në Arezzo.

Deri më 8 mars, sipas të dhënave zyrtare, 2394 persona në rajonin e Toskanës janë në regjim karantine në shtëpi, 674 më shumë në krahasim me një ditë më parë.

Dy rastet e para të personave pozitive me koronavirus në rajonin e Toskanës janë regjistruar më 25 shkurt, një në qytetin e Firences e një tjetër në komunën Pescia në provincën e Pistoias.

Nga fillimi i muajit mars nurmi i pacientëve me koronavirus në Toskana ka ardhur duke u rritur. Më 3 mars u shënuan 5 raste pozitivë në këtë territor, më 5 mars u regjistruan 23 të infektuar të tjerë, 3 prej të cilëve në qytetin e Firences.

24 orë më vonë  u shënua një rritje me 29.4% të numrit të të infektuarve me 18 raste të reja, duke shënuar totalisht në të gjithë rajonin 74 pacientë me koronavirus.

Një ditë më  pas më 7 mars numri i tyre ka aritur në 113 e të dhënat e fundit zyrtare të datës 8 mars konfirmohen 166 të sëmurë me koronavirus në të gjithë rajonin e Toskanës ku 39 janë në qytetin e Firences.

Lexoni ketu te gjitha lajmet : Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat





EMISIONET