Virusi në Kinë, dëshmia tronditëse e infermieres: 90,000 raste me infeksion

Virusi në Kinë, dëshmia tronditëse e infermieres: 90,000

Ndërsa Presidenti kinez Xi Jinping foli për një përshpejtim të dukshëm të epidemisë, një video e publikuar në mediat sociale rrit alarmin që lidhet me koronavirusin.

Një infermiere që pretendon se punon në spitalin Wuhan , ku filloi infeksioni, flet për një numër shumë serioz:

"Mbi 90 mijë njerëz janë infektuar. Na ndihmoni, burimet tona aktualisht nuk janë të mjaftueshme," thotë ajo.

Qeveria deri më tani ka folur për rreth 2,000 infeksione, një numër krejt i ndryshëm nga ai i raportuar nga infermierja.

Deri tani referuar shifrave zyrtare është folur për rreth 2,000 persona të prekur nga virusi në Kinë, ndërsa 56 të tjerë kanë humbur jetën.


EMISIONET