Virusi i çuditshëm që shënjestron “Lombardinë”, dhe Shqipëria

Virusi i çuditshëm që shënjestron

Shumë i çuditshëm ky Coronavirusi, ose Covid 19! U nis nga Kina, nga qyteti Wuhan dhe goditi më fuqishëm Lombardinë, 8,470 km larg. Në këtë provincë të Italisë me dhjetë million banorë, 150 herë më e vogël se Kina për nga popullsia, virusi ka shkaktuar vdekjen e më shumë njerëzve se në Kinë, si shifër absolute, jo përpjestimisht.
Asnjë shpjegim shkencor që jepet për këtë gjë nuk është bindës. Lëvizja e lirë e njerëzve në rrethanat e botës së globalizuar? Por ka shumë vende me sistem shëndetësor shumë më të dobët se ai i Lombardisë, që është një nga më të mirët në botë, të cilët duhet ta kishin pësuar shumë më tepër se Lombardia dhe Italia me këtë rast, për shkak të lëvizjes së lirë.
Wuhani është një nga motorët e ekonomisë kineze. Nuk ka vektor të marrëdhënieve ekonomike të Kinës me ndonjë vend tjetër që të mos kalojë nga Wuhani. Aq më tepër në rastet që do të përmend më poshtë, shkurtimisht.
Nëse e shohim largësinë nga Wuhani në Lombardi si perimetrin e një rrethi me qendër në Wuhan dhe e hapim kompasin me këtë diametër në hartën e botës, atëherë do të kemi një rreth brenda të cilit është pothuajse krejt Afrika. Dhe mes Kinës dhe Afrikës ka lëvizje të dendur njerëzish për shkak të rritjes së investimeve kineze në Afrikë.
Në këtë rreth duhen shtuar edhe vende të mëdha si Pakistani, Bangladeshi, Indonezia, India etj., me të cilët Kina ka marrëdhënie intensive ekonomike, vende në të cilët një pjesë të madhe të popullsisë që arrin deri në qindra milionë njerëz, jeton ose më saktë mbijeton nën një sistem shëndetësor që e mbulon atë vetëm në letër. Në këto pjesë të popullsisë së këtyre vendeve, virusi duhet të kishte ndodhur një masakër globale e vërtetë.
Tashmë virusi duhet të kishte depërtuar masivisht edhe në Amerikën Latine, ku Kina është shumë e pranishme. Por nuk ka ndodhur kështu. Virusi duhet të kishte goditur rëndë Australinë e cila ka marrëdhënie me Kinën shumë më tepër se Italia dhe Lombardia, dhe për më tepër gjendet thuajse në gjysmë të rrugës me Kinës dhe Italisë.
Cila është pra natyra e këtij virusi? Nuk mund të mos të të krijohet përshtypja se ky virus ka qenë i programuar për të goditur një qendër pasurie dhe mirëqenieje globale sic është Lombardia. Këtu dalin dy pyetje: A është e mundur që të bëhet kjo gjë dhe pse?
Sa për mundësinë, revolucioni bioteknologjik është në zhvillim të plotë dhe çdo ditë ka arritje të reja të tij, që kuptohet në pjesën më të madhe nuk bëhen të ditura. Viruset e përpunuar bioteknologjikisht mund të programohen të sillen në mënyra që ne nuk imagjinojnë dot sot. Se me çfarë algorithmi gjenetik arrihet kjo gjë, unë nuk di ta them, por di që teknikisht, në mos është e mundur që tani, eksperimentohet në gjëra të tilla.
Pra kemi të bëjmë me një shënjestrim të zonave të caktuara, diku më fuqishëm si në Lombardi, dhe dikur tjetër më pak, por në mënyrë gjithsesi të ndjeshme. Sa i përket pjesës tjetër të përhapjes së virusit ajo është spontane.
Kuptohet se një zonë si Lombardia, që në pikëpamje globale gjendet në pjesën e pasur të botës, ndahet brenda saj në të pasur dhe të varfër, këta të fundit janë krejt gjë tjetër në krahasim me të varfërit e pjesës të varfër të botës. Dhe kur shënjestrohet bioteknologjikisht një zonë e tillë si Lombardia, atje vdesin të pasur dhe të varfër. E bëj këtë sqarim sa iu përket pyetjeve që mund të kenë lexuesit që do të thonë se në Lombardi nuk vdesin veç të pasurit.
Sa për pyetjen e dytë, përse u bë ky agresion, për këtë ka dy përgjigje të mundshme. Një sulm bioteknologjik i Kinës ndaj Perëndimit, përgjigjia e parë. Ky skenar duhet përjashtuar se Kina e di që do të zbulohet dhe do të ndëshohet për këtë gjë, nëse e ka bërë.
Përgjigjia e dytë është se kemi të bëjmë me një aksion të kryer nga një grup fanatik ideologjik rebel brenda establishmentit ushtarako-shkencor kinez, të cilët kanë dashur të ndërmarrin një veprim kundër polarizimit ekonomik të botës, duke pasur edhe me synimin që të krijojnë një situatë revolucionare në Europë dhe SHBA, si pasojë e rënies ekonomike. Nëse del kështu, kemi të bëjmë të parin atentat terrorist bioteknologjik. Atentatorët e kanë përzgjedhur Lombardinë si shënjestër simbolike, duke e parë si një simbol të pjesës së pasur të botës. Pra, duke shënjestruar Lombardinë, ata i kanë dhënë një goditje “Lombardisë” globale.
Një koleg në një shkrim të para disa ditëve thoshte se ky virus vret të varfrit. E vërteta është se deri tani virusi po vret më së shumti të pasurit, duke qenë se ka vrarë shumë më tepër njerëz në Itali se në Kinë, si në tërësi ashtu dhe në pjesën e varfër të saj. Virusi ka vrarë shumë më tepër njerëz në Bashkimin Europian se në Afrikë, shumë më tepër njerëz në Gjermani se në Bangladesh, shumë më tepër njerëz në Spanjë se në Pakistan etj.
Të pasurit e botës sigurisht që e kanë kuptuar kumtin që virusi, ose më saktë programuesit e tij japin nëpërmjet agresivitetit të posaçëm të virusit ndaj Lombardisë, si dhe me agresivitetin ndonëse më të pakët, gjithsesi të ndjeshëm në vende të tjerë të Bashkimit Europian. Rreziku është i përbashkët, si për të pasurit e Perëndimit, ashtu edhe për ata të Kinës. Prandaj në këtë rast do të veprojnë bashkërisht, kuptohet në prapaskenë.
Shqipëria është jashtë rrezes së goditjes së planifikuar të virusit, por megjithatë vendi jonë është brenda rrethit të përhapjes spontanisht të virusit. Prandaj ne në Shqipëri po e kalojmë rrezikun shumë më lehtë se pjesa më e pasur e Italisë, madje shumë më lehtë se vende të tjerë të Bashkimit Europian. Prandaj në vendin tonë ka kaq pak të prekur dhe kaq pak vdekje. Sigurisht që ne me gabimet tona dhe paaftësinë tonë, mund ta përkeqësojmë rrezikun spontan që na vjen nga virusi.
Në vende si Shqipëria, rrethana e krijuar nga virusi do të nxisë përpjekjet për të instaluar diktaturën afatgjatë të udhëheqësit shpëtimtar, në rastin tonë të Edi Ramës, të mbështetur nga oligarkia e pasur, mbi popullin e varfër.
Një gjë mund të thuhet me siguri. Virusi, në pikëpamjen shoqërore, si në vendet e pasura, ashtu dhe ato të varfra, do të lerë si pasojë një gjendje që favorizon lëvizjet radikale të llojeve të ndryshme, të cilat ushqehen më së miri nga rënia ekonomike.
Kur të ikë virusi, atëherë rinisin konfliktet e ndërprera globale, duke përfshirë dhe ato brendaeuropiane mes të moderuarve dhe radikalëve në politikë, por që kanë të bëjnë me dyndje nga jashtë Europës. Në këto konflikte Shqipëria gjendet, dashur pa dashur, në vijën e frontit

EMISIONET