Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për të hënën vendimin për e ankimimit te Komisionerit Publik në lidhje me ndërprerjen e vettingut për Adriatik Llallën. Ndërkohë që prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme Anila Leka e kaloi me sukses testin e kontrollit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shpallë të hënën në 11 qershor vendimin ne lidhje me ankimimin e Komisionerit Publik të vendimit të KPK-së për ndërprerjen e vettingut për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në këtë seancë palët paraqitën pretendimet e tyre ku komisioneri Florian Ballhysa i qëndroi kërkesës për rrëzimin si të padrejtë të vendimit të KPK-së për Llallën, i cili sipas tij nuk ka zbatuar procedurat për dorëheqjen dhe vazhdon të gëzojë statusin e magjistratit.

Ballhysa: Në rastin e zotit Adriatik Llalla jemi përballë një magjistrati si për shkak të funksionit të tij si ish-prokuror i Përgjithshëm ashtu edhe për shkak të statusit të prokurorit të thjeshtë që ai nuk e ka humbur asnjëherë pasi procedura e parashikuar në Kushtetutë nuk është ndjekur. Çfarë po kërkon përmes këtij ankimi Komisioneri Publik, po kërkon zbatimin e ligjit, po kërkon zbatimin e procedurës për paraqitjen, administrimin, deklarimin dhe rregullimin e pasojave të një akti juridik që është dorëheqja e magjistratit.

Por ne kundërpërgjigje të këtyre pretendimeve ka dalë avokati mbrojtës i Llallës, Sokol Hazizaj, i cili ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit duke e konsideruar aktin e dorëheqjes si një të drejtë kushtetuese.

Hazizaj: Arsyet për të cilat unë shpjegova të nderuar anëtarë të Kolegjit kërkoj lënien në fuqi të vendimit numër 2 datë 12.02.2018 për shtetasin ose subjektin e rivlerësimit Adriatik Llalla. Unë nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj por dua të respektoni standartin kushtetues dhe ligjor.

Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancë duke ia lënë tagrin e përfaqësimit avokatit të tij mbrojës, i cili seancën e mëparshme dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish- kryeprokurori ne një zyrë noteriale në Turqi.

Ndërkohë po sot KPK konformoi në detyrë prokuroren e Prokuroisë së Përgjithshmë, Anila Leka, e cila e kaloi me sukses procesin e kontrollit.








/Ora News.tv/