Videoja e stafit mjekësor bëhet virale në internet

Videoja e stafit mjekësor bëhet virale në internet

Të gjithë, nga mjekët tek infermierët, kanë shkuar tek çdo pacientë, e për fat të keq edhe tek ata të vegjël, duke kënduar dhe vallëzuar një nga hitet më të njohura të Mariah Carey, "All I want for Christmas is you". 

Kjo ndodhi në spitalin Tortora në Pagani, ku me iniciativën e disa operatorëve lokalë, personeli mjekësore dhe departamenti i Onco-hematologjisë kanë krijuar klipin, i cili për një kohë të shkurtër është bërë viral në Internet.

Qëllimi i kësaj iniciative është i dyfishtë. I pari është urimi i Krishtlindjes për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, siç janë ato të Departamentit të Onkologjisë, ndërsa qëllimi tjetër është rritja e vetëdijes për aktivitetet që ndodhin brenda spitalit Pagani.

 

EMISIONET