Gareth Bale me dy "fytyra". Sulmuesi festoi si i çmendur kualifikimin e Wales në kampionatin "Euro 2020". 

Sulmuesi i cili po kalon një moment delikat në karrierën e tij me fanellën e Real Madridit vijon të befasoi me veprimet e tij. Gjatë festës me bashkombasit e tij pas përfundimtit të takimit që britanikët fituan me Hungarin, Bale ka festuar me nje flamur që shkruhej, Wales, golf, Madrid. Ky gjest nuk i ka pëlqyer kurrsesi klubit "galaktik" që vijon të kontestoi veprimet e 29-vjeçarit.

Në përfundim të sfidës me Hungarinë Bale u shpreh:

“Me Wales, unë flas gjuhën time dhe ndihem më rehat. Por, kjo nuk e ndryshon apo ndikon në atë që unë bëj në fushën e lojës. Unë gjithmonë jap 100 përqindëshin tim kudo ku jam, këtë e kam synim gjithmonë”.

Ndërkohë, Bale hodhi poshtë kritikat e mediave spanjolle, që pretendojnë se sulmuesi është më i interesuar të luajë golf sesa të luajë për Real Madridin.

“Mua më duket qesharake të them të drejtën, njerëzit nuk kuptojmë dhe nuk e dinë për çfarë po flasin. Kështu që mua më duken qesharake”.

/Ora News.tv/