Video/ Vajza heq rrobat në mes të aeroportit dhe del nudo para të pranishmëve

Video/ Vajza heq rrobat në mes të aeroportit dhe del nudo para të

Një grua u arrestua pasi ajo zhveshi rrobat e saj dhe po ecte nudo në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar, u kap në kamer duke ecur nëpër aeroport vetëm me sytjenën dhe mbathje pak para mesnatës të së Mërkurës, duke kënduar me zë të lartë me veten.

Ajo më pas vazhdoi të heqë sytjen e saj e më pas mbathjet, duke e lënë plotësisht nudo.

Stafi dhe pasagjerët po e shikonin ndërkohë që ajo tundte sytjenat në ajër.

Disa momente më vonë, gruaja u pa e ulur e zhveshur në pozicionin e zambakut në krye të një makine patrullimi policie jashtë ndërtesës së aeroportit, përpara se të vraponte nëpër rrugë drejt një oficeri policie.

Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar në Miami i thanë CBSMiami se ishin të tronditur nga ky incident,

Policia e aeroportit ka konfirmuar se femra, e cila nuk është nga Florida, është marrë në paraburgim për një vlerësim mendor.

Për shkak se gruaja ka shkuar për një vlerësim psikologjik, nuk ka gjasa të paraqitet ndonjë akuzë penale, thanë zyrtarët.


EMISIONET