Kohërat kanë ndryshuar bashkë me to edhe qasja e futbollistëve. Kjo vërtetohet edhe në episodin që ka ndodhur tek disa prej futbollistëve të PSG së fundmi. 

Kampionët e Francës edhe pse u mundën në mesjavë nga Borusia e Dortmundit në fazën me eliminim direkt të Champions League nuk i ka penguar të festojnë. Yje të ekipit parisien janë parë të shfrenohen nën ritmet e muzikës, teksa janë duke festuar. 

Arsyeja ishte një ditëlindje e trefishtë, teksa Icardi, Di Maria dhe Cavani kishin vendosur që të organizonin një festë të përbashkët. Muzika dhe alkooli i kanë shoqëruar përgjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa lojtarët e gjigantëve francez shihen të dëfrehen të lumtur dhe pa limite, duke harruar kështu atë disfatë ndaj Dortmundit. 

Linku: pic.twitter.com/Mh8GVfFpZ9



/Ora News.tv/