VIDEO/ Tre argjentinas vendosin "derbin italian", rokadë në krye të Seria A

VIDEO/ Tre argjentinas vendosin "derbin italian", rokadë në

Derbi i Italisë është i Juventusit. Bardhezinjtë arritën të mposhtin 2-1 Interin, duke konsoliduar situatën në grup dhe marrë kreun e Seria A me 19 pikë. Tre argjentinas ishin autorët e golave në klasiken e futbollit italian, me dyshen Dybala-Higuain që zbehen rrjetën e Martinez nga 11 metra larg.

Në "Giuseppe Meazza", takimi nisi me gol për Juventusin. ishte Paulo Dybala që pas 4 minutash lojë prishi ekuilibrat. Kjo rriti akoma dhe më shumë dozën e sulmeve të zikaltërve, aksione që u konkretizuan vetëm në minutën e 18-të.Një penallti, e akorduar edhe nga VAR i dha mundësinë Inter që të vendoste baraspeshën. Mundësi që Lautaro Martinez e shfrytëzoi më së miri, pavarësisht se Szczesny kuptoi krahun.

Me këto shifra u mbyll 45 minutëshi i parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me të njëjtin marsh. Juventus u shfaq dukshëm më kërkues, teksa Conte nisi të lëvizë kartat. Aktivizimi i të riut, Bastoni në vend të Godin tregoi se tekniku italian i beson të rinjve, por eksperienca e paktë bëri diferencën. Këtë e shfrytëzoi më së miri Gonzalo Higuain. Argjentinasi u tregua një ujk i vjetër në zonë dhe me të djathtën nuk fal, me diagonalen e tij që tundi rrjetën dhe i dha zikaltërve goditjen finale.

Kjo fitore sjell rokadë në krye të Seria A, me Juventusin që merr "timonin" me 19 pikë, ndërsa Inter ulet një pozicion më poshtë me 1 pikë më pak se kampionët në fuqi. Ky rezultat ishte edhe humbja e parë për Interin në kampionat, duke treguar se Conte ka ende për të rregulluar.


EMISIONET