Video/ Tifozi "trullos" Ronaldon, CR7 i tregon shkelmin i irrituar

Video/ Tifozi "trullos" Ronaldon, CR7 i tregon shkelmin i irrituar

Cristiano Ronaldo u rikthye tek goli në Champions League pasi i shënoi Bayern Leverkusen në fitoren që Juvëentusi arriti në transfertë me rezultatin 0-2.

Edhe pse portugezi humbi garën me Lionel Mesin për "Topin e Artë", Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të dashur. Një tifozi ia doli t’i shpëtojë sigurimit të stadiumit mbrëmjen e djeshme, dhe u fut në fushën e blertë të stadiumit, me synimin për të bërë një foto me Cristianon.

Tifozi, teksa shkoi me vrap drejt portugezit, e kapi nga qafa, teksa vetë atë po e tërhiqte edhe roja i sigurimit nga pas. Ronaldo ndërkohë u gjend i papërgatitur në këtë situatë, dhe pasi u tërhoq me forcë, u duk i nxehur nga ai moment, gati për t’iu sulur tifozit me shkelm. Më tej, ishin shokët e skuadrës që shkuan për ta qetësuar.

EMISIONET