Video/ Tërmeti shkund Zelandën e Re, shikoni reagimin e kryeministres gjatë konferencës live

Video/ Tërmeti shkund Zelandën e Re, shikoni reagimin e kryeministres

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern po zhvillonte një konferencë për shtyp nga godina e qeverisë për heqjen e masave kufizuese të Covid-19, teksa një tërmet me magnitudë 5,8 goditi vendin.

Megjithëse tërmeti ishte i fuqishëm, Ardern ruajti qetësinë para kamerave.

''Po ndodh një tërmet, është një tronditje e madhe. Nëse shihni gjërat pas meje po lëvizin'', tha ajo duke buzëqeshur.

E pyetur nëse ndihej e sigurt dhe mirë për të vazhduar intervistën, Ardern u përgjigj: "Jam mirë, ndodhem në një ndërtesë të sigurt".

Reagimi i saj u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

EMISIONET