Video/ Tensionohet situata te Juventusi, Higuain "kap" në shqelma trajnerin

Video/ Tensionohet situata te Juventusi, Higuain "kap" në shqelma

Mungesa e rezultateve duket se ka tensionuar së tepërmi gjendjen te Juventusi.

Një fakt i tillë është reflektuar në sjelljen e sulmuesit të kampionëve në Seria A, Gonzalo Higuian, i cili ka shpërthyer në nervozizëm. Gjithçka ndodhi pasi nuk mundi të arrijë të kontrollojë një top. Kjo e nervozoi së tepërmi 31 vjeçarin, që reagoi ashpër.

Fillimisht tentoi të sulmojë një prej trajnerëve te Juventusi, teksa më pas goditi me shkelm reklamat anash fushës. Situata kaloi pas ndërhyrjes së lojtarëve, Leonardo Bonucci, Paolo Dybala dhe Juan Cuadrado.

Kjo nuk është hera e parë që Higuain humb qetësinë gjatë stërvitjes me ekipin. Një gjë e tillë ndodhi edhe në fund të sezonit të shkuar, ku në një seancë stërvitore me Chelsea humbi turuan duke debatuar me tone të ashpra me shokët dhe stafin e londinezëve.

Aktualisht, Juventus po përgatitet për ndeshjen e së mërkurës kundër Altetico Madrid, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Klikoni këtu për të parë VIDEON

EMISIONET