Video/ Talentet shqiptarë dhurojnë show tek Lazio, kërcejnë "vallen e Tropojës"

Video/ Talentet shqiptarë dhurojnë show tek Lazio, kërcejnë

Lazio është një "strehë" prej vitesh për futbollistët shqiptarë. 

Tek të rinjtë e Lazios aktivizohen talente kuqezi, Angelo Ndrecka , Marko Alia, Serxhio Kalaj dhe Emiliano Shoti. Klubi italian i cili këtë sezon po mahnitë në Serie A është duke bërë një punë të suksesshëm edhe me ekipin e të rinjve. Këta të fundit kanë mposhtur Empolin në trasnfertë me rezultatin 1-3 dhe më pas kanë nisur festën tradicionale nga vendi i origjinës.

Por këtë 3-pikësh lojtarët shqiptarë kanë festuar me këngë e me valle të vendit prej të cilit kanë rrënjët e tyre. Portieri Marko Alia ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Instagram” një video ku shfaqet së bashku me Angelo Ndreckën duke kërcyer vallen e Tropojës.

EMISIONET