Video/ Skënderbeu e Partizani minimal, Kamza e Kastrioti prekin fundin

Video/ Skënderbeu e Partizani minimal, Kamza e Kastrioti prekin fundin

Ashtu siç pritej, Skënderbeu e Partizani nuk kanë zhgënjyer as në takimet e javës së 11-të.

Korçarët e kryeqytetasit kanë marrë fitore identike, 1-0 në shtëpi, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e parë dhe të dytë në klasifikim. Kampionëve në fuqi të Shqipërisë iu mjaftoi rrjeta e Gjergji Muzakës për të mposhtur Kastriotin, tashmë jashtë objektivave.

Pas kësaj fitoreje, "ujqërit" numërojnë 26 pikë, ndërsa ndiqen nga Partizani me 25 pikë, që nga ana e tyre mposhtën Kamzën. Goli me vlerën e 3 pikëve mban vulën e Bruno Telushit. Pas këtyre rezultateve, kreu mbahet nga Skënderbeu, ndërsa Kamza i bashkohet Kastriotit në zonën e ftohtë.

Në takimet e radhës, të cilat do luhen në mesjavë, Partizani viziton Fushë-Krujën për tu ndeshur me Kastriotin, ndërkohë që Skënderbeu do udhëtojë drejt kurbinit për tu ndeshur me Laçin.

Kliko këtu për të parë FOTOGALERINE nga takimi Partizani-Kamza

Goli i Skënderbeut:




Goli i Partizanit:




EMISIONET