Video/ "SHOW" i Quagliarella, italiani barazon Ronaldon në krye të golashënuesve

Video/ "SHOW" i Quagliarella, italiani barazon Ronaldon në krye

Fabio Quagliarella nuk njeh moshë. Sulmuesi 36 vjeçar ishte heroi i Sampdorias në fitoren 2-1 që skuadra Gjenovezë mori në transfertën e SPAL-it.

Quagliarella ishte autori i dy golave në këtë takim, rrjeta që e barazojnë me Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve, me dyshen që numëron 19 gola deri në këtë pikë të sezonit. Vetëm 11 minuta i mjaftuan sulmuesit italian për të kompletuar dopietën, teksa fillimisht realizoi në minutën e 4 të takimit, ndërsa 7 minuta më pas mbylli llogaritë. Goli i nderit për Spal u realizua nga Floccari në minutën e 60-të.

Në takimet tjera, Genova nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 kundër Frosinone, ndërsa Torino dhe Udinese morën 3 pikët e radhës, respektivisht 3-0 ndaj Chievos dhe 2-1 ndaj Bologna.





EMISIONET