Video/ Sampdoria likujdon kampionët, Quagliarella prek titullin prestigjoz

Video/ Sampdoria likujdon kampionët, Quagliarella prek titullin prestigjoz

Juventusi e ka mbyllur me humbje sezonin 2018-2019.

Që prej momentit që u shpall kampion i Seria A për herë të 8-të radhazi, bardhezinjtë kanë marrë vetëm 3 pikë në 5 javët e fundit, duke toleruar totalisht edhe ndaj Sampdorias.

Skuadra gjenoveze triumfoi me shifrat 2-0 në takimin e javës së 37-të, për ta mbyllur sezonin në vendin e 9-të në kuotën e 53 pikëve. Takimi u zhbllokua vetëm në çastet e fundit të saj, me Defrel që kaloi në avantazh Sampdorian 6 minuta përpara fundit. Goli i Caprari në minutën e parë shtesë vulosi gjithçka në 2-0.

Ndërkohë, Quagliarella nuk arriti që të gjej rrjetën, për të thelluar akoma më shumë distancën me ndjekësit për "Këpucën e Artë" të Seria A. Aktualisht, italiani është 4 gola më shumë se Duvan Zapata i Atalantës, që pret në shtëpi Sassuolën pak minuta më pas. Quagliarella udhëheq klasifikimin në kuotën e 26 golave.




EMISIONET