Video/ Ronaldo nuk njeh rival, asist dhe gol për tu afruar me titullin

Video/ Ronaldo nuk njeh rival, asist dhe gol për tu afruar me titullin

Juventus nuk gjen rival në rrugën drejt titullit të 8-të radhazi kampion. Bardhezinjtë likujduan 3-0 Sassuolën në takimin e radhës së 23-të, duke koleksionuar kështu fitoren e 20-të në këtë sezon të Seria A. Serinë e golave e hapi Khedira, me gjermanin që shfrytëzoi në maksimumim pasigurinë e portierit vendas ndaj një goditje të Cristiano Ronaldos.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi luzitani, që devijoi saktë me kokë një goditje këndi nga Pjanic. Ky ishte goli i 18-të i Ronaldos në sezonin e tij të parë si bardhezi. Edhe te goli i tretë, Ronaldo la gjurmën e tij, me 5 herë fituesin e Topit të Artë që shërbeu për Emre Can për golin e 3-0.

Me këtë fitore, Juventus mban vendin e parë me 63 pikë, teksa dërgon në +11 pikë distancën me ndjekësit. Ndërkohë, Sassuolo mabn vendin e 11-të me 30 pikë.



EMISIONET