Cristiano Ronaldo vijon të vendos rekorde me fanellën e Juventusit.
Sulmuesi portugez feston ditëlindjen e tij të 35 pas tre ditësh, por kjo nuk e ndal që ta shënojë me gërma të arta emrin e tij në librat e historisë së klubit torinez.
Ronaldo shënoi një dopietë personale në fitoren 3-0 ndaj Fiorentinës, duke e dërguar në 15 numrin e golave në 10 sfidat e fundit.
Ndërkohë, portugezi bëhet i pari futbollist, së bashku me David Trezeguet në vitin 2005 që shënon në 9 ndeshje radhazi të Seria A.

/Ora News.tv/