VIDEO/ Roma "shemb" murin e Milanit, Zaniolo i afron me Champions

VIDEO/ Roma "shemb" murin e Milanit, Zaniolo i afron me Champions

Stefano Pioli shijon humbjen e parë në stolin e Milanit. Kuqezinjtë iu dorëzuan pa kushte Romës, me shifrat 2-1, duke regjistruar kështu disfatën e 5-të në 9-javët e para të Seria A.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me anë të Edin Dzeko. Boshnjaku zhbllokoi shifrat pas 38 minutash lojë, përpara se Theo Hernandez të vendoste barazpeshën në minutën e 55-të. Festa e "djallin" nuk zgjati shumë, me një ish-interist që i dha fitoren Romës.

Nicola Zaniolo goditi saktë nga hyrja e zonës dhe i dha pikë të plota të tijëve. Përfundimisht 2-1 dhe Roma ngjitet në vendin e 5-të me 16 pikë, shumë pranë zonës Champions League. Ndërkaq, Milani qëndron në vendin e 12-të me 10 pikë.


EMISIONET