VIDEO/ Rojet nuk e ndihmojnë, e burgosura lind e vetme foshnjën në qeli

VIDEO/ Rojet nuk e ndihmojnë, e burgosura lind e vetme foshnjën

Një video shokuese tregon një grua, e cila është detyruar të lindë foshnjën e saj brenda një qelie burgu pa ndihmën e askujt.

Raportohet se zyrtarët e burgut nuk kanë pranuar ta ndihmojnë.

Diana Sanchez solli në jetë djalin, Jordan brenda burgut në Denver County më 31 korrik 2018. Dhe tani nëna ka ngritur ndaj zyrtarëve të burgut.

26-vjeçarja tha se qëndroi në agoni për orë të tëra pa anestezi dhe askush nuk shkoi për ta ndihmuar gjatë lindjes.

Sanchez ishte arrestuar dy javë para lindjes së foshnjës me akuzën për vjedhje  identiteti.

Pamjet e publikuara së fundi tregojnë nënën duke lindur e vetme fëmijën në qeli rreth orës 10:44, gati 6 orë pasi i tha një roje se i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Roja, sipas saj, refuzoi ta ndihmonte dhe ujërat i shpërthyen 1 orë pasi e lajmëroi.

Vetëm disa momente pasi lindi, një infermier, që po shikonte e Sanchez nga jashtë qelisë së burgut, hyri brenda dhe mori djalin e saj të porsalindur.

Sanchez u shpreh se vetëm kur lindi djalin, personeli njoftoi ambulancën.


EMISIONET