Video/ "Ringjallet" Dzeko, Roma kap Championsin

Video/ "Ringjallet" Dzeko, Roma kap Championsin

Një gol i Edin Dzeko ka rikthyer te fitorja Romën. Verdhekuqtë mposhtën 1-0 Udinese, duke marr pikë të plota pas tre takimesh mungesë.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 67-të nga Dzeko, i cili përfitoi mjaft mirë nga një përgjumje e mbrojtjes mike dhe me të djathtën tundi rrjetën. Pësimi i golit zgjoi miqtë, por pavarësisht tentativave nuk arriti të gjej golin e barazimit.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në kuotën 54 pikëve në vendin e katërt. Ndërkohë, Udinese qëndron e 16-ta me 32 pikë.


EMISIONET