Video/ Realizoi ëndrrën, "ylli" i Realit përlotet në prezantimin zyrtar

Video/ Realizoi ëndrrën, "ylli" i Realit përlotet

Reinier Jesus Carvalho është blerja më e re e Real Madridit i cili u prezantua edhe zyrtarisht përpara medieve. 

Braziliani i cili la Flamengon për të firmosur me rekordmenët e futbollit evropian. Klubi madrilen prezantoi talentin brazilian edhe pse marrëveshjen me 17 vjeçarin e ka arritur gjatë merkatos së janarit. Reinier në fjalën e tij të parë si futbollist i Real Madridit u shpreh se është i emocionuar pasi për të ka qenë një ëndërr të vesh fanellën e "Los Blancos".  

“Jam duke jetuar ëndrrën time të fëmijërisë, dua të jem pjesë e historisë së mrekullueshme të këtij klubi”, tha Reinier teksa shpërtheu në lot, gjatë prezantimit të tij si lojtar i Real Madridit.

Reinier pritet ti bashkohet disa atdhetarëve të tij me Realin pasi në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane aktivizohen, Rodrygo, Marselo, Casemiro, Vinicius dhe Eder Militao.

EMISIONET