Lajme të mira vinë për kampin e Los Blancos pasi ata shohin Marco Asension në këmbë përsëri.

Mesfushori pësoi një dëmtim në gju për të cilin u operua. Një javë pas ndërhyrjes ai arrin të ngrihet në këmbë me ndihmën e patericave. Nga optimizmi i madh i Realit të Madridit, ata postuan një video në rrjete sociale ku tregohet Asensio duke ecur në pishinë .

Por do të jetë një sfidë e vërtetë për spanjollin deri në rikthimin e tij që pritet të jetë në sezonin e ardhshëm.

Më herët Asensio nuk iu bashkua kombëtares U21 për europianin pasi po ruante formën fizike për të startuar sezonin e ri me Realin e Madridit por tashmë ai duhet të fillojë gjithçka nga e para.



/Ora News.tv/