Gola për çdo pjesë për të mbretëruar botën.

Reali i Madridit nuk fal, duke fituar kështu titullin e katërt në histori dhe të tretin radhazi të Botërorit të Klubeve. Të besuarit e Santiago Solarit nuk e vendosen për asnjë moment në dyshim triumfin, pasi likujduan pastër 4-1 Al Ain.

Vetëm çerek ore lojë i mjaftuan madrilenëve për të kaluar në avantazh, ku Modric nxori një "perlë" nga repertori i tij, duke dërguar në delir Evropianët. Me nisjen e pjesës së dytë, Llorente dyfishoi shifrat. Goditja me kokë e Sergio Ramos 10 minuta përpara fundit i vendosi kapak, ndërkohë që e kurorëzoi spanjollin për herë të 19-të me medaljen e artë. Goli i Shiotani në minutën e 86-të ishte ai i nderit për arabët, që largohen nga kompeticioni me kokën lart.

Autogoli i Nader në minutën e parë shtesë, vulosi rezultatin përfundimtar në 4 me 1. Kjo është hera e 7-të që trofeu ngrihet nga skuadrat spanjolle dhe e 11 hera nga ato Evropiane.


/Ora News.tv/