Një gol i Karim Benzema, në minutën e 13-të i ka mjaftuar Realit të Madridit për të harruar humbjen turpëruese në mesjavë ndaj CSKA Moskë dhe për të ruajtur ecurinë pozitive në La Liga.

Francezi shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 përballë Rayo Vallecano, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë në klasifikim. Pasi mori një asist nga Lucas, Benzema lëshoi një goditje të fortë drejt portës së Dimitrievski, duke tundur rrjetën.

Pavarësisht tentativave dhe rasteve të shumta, rezultati mbeti i pandryshuar, me Realin që ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë, -2 nga kryesuesit e Barcelonës, që këtë fundjavë do masin forcat me Levanten e vendit të 7-të.


/Ora News.tv/