Video/ Psg pa "frena", eleminon Reims dhe shkon në finale

Video/ Psg pa "frena", eleminon Reims dhe shkon në finale

PSG siguron finalen e Kupës së Ligës në Francë falë suksesit 0-3 në fushën e Reims dhe në finale do të përballet me skuadrën e Lyonit.

Fatet e kësaj sfide do të vuloseshin që në pjesën e parë. Në minutën e 9-të, pas një serie tentativash, ekipi i drejtuar nga Tuchel do të kalonte në epërsi falë rrjetës së Marqinhos. Vendësit provuan të reagonin, por e kishin të pamundur. Në të 31’, autogoli i N’Clomande do t’i jepte akoma edhe me shumë siguri PSG-së.

Në pjesën e dytë Parisi vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, ndërsa vendësve nuk u ngeli gjë tjetër veçse të prisnin në mbrojtje. Në minutën e 78’ Kouassi do të dërgonte topin ne fundin e rrjetës për herë të 3-të për skuadrën e tij. 

Herën e fundit PSG e ka fituar Kupës së Ligës në vitin 2018 e tashmë i jepet një tjetër shans për ta ngritur këtë trofe, teksa në finale do të përballet me Lyonin. PSG këtë sezon do të mundohet të fitoi gjithçka pasi ka një skuadër që po funksionon në perfeksion.

EMISIONET