Video/ Psg nuk njeh kundërshtarë, mund Nantes dhe shkëputet në klasifikim

Video/ Psg nuk njeh kundërshtarë, mund Nantes dhe shkëputet

Paris Saint Germain është duke bërë një kampionat më vete në Ligue 1. 

Në javën e 23-të të kampionatit francez skuadra e drejtuar nga Thomas Thuchel mposhti 1-2 Nantes, me gola të Mauro Icardit dhe Kehrer, ndërsa finalizimi i vonë i Simon vlejti sa për statistika për vendasit.

Me këtë fitore Parisi shkon në kuotën e 58 pikëve, 15 më shumë se Olimpique Marseille, që luan këtë të mërkurë në fushën e St. Etienne. Ndërkohë në dy takimet e tjera të ditës së sotme Lille fitoi 1-0 ndaj Rennes e me të njëjtin rezultat (1-0) Monaco mposhti Angers.

EMISIONET