Manchester United edhe pse favorit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Club Brugge në takimin e parë në fazën me eleminim direkt në kompeticionin Europa League. 

Klubi belg kaloi i pari në avantazh në minutën e 15 me autor Emmanuel Dennis. Sulmuesi i Brugge përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit të "Djajtë e Kuq", Sergio Romero. Argjentinasi nuk monitoron si duhet situatën duke bërë rolin e antagonistit në këto moment. 

Ndërkohë, Anthony Martial po brenda pjesë së parë vendos ekuilibrat duke përfituar nga një përgjumje të mbrojtjes mike duke bërë që ky duel të mbyllej në barazim 1-1.

/Ora News.tv/