Ndërkohë që Reali dhe Barcelona dhuronin spektakël në "Camp Nou", jashtë impiantit mitik zhvillohet një luftë civile mes protestueseve katalanas me policinë spanjolle. 

Sipas raportimeve të mediave iberike thuhet se janë lënduar 46 persona të cilët protestonin ashpër me forcat e policisë. Po ashtu edhe një kameraman u lëndua pasi u godit nga një plumb gome gjatë kohës që po xhironte protestën. 

Katalonja është duke u përballur me trazira civile në muajt e fundit, për shkak se Spanja u akordoi dënime të ashpra me burgim për liderët katalanas që e shpallen njëanshëm pavarësinë.



/Ora News.tv/