Video/ Partizani del huq, Flamurtari mposht Tiranën dhe ëndërron Europën

Partizani nuk e ka shfrytëzuar asistin e dhënë nga Kastrioti, teksa ka pasur të njëjtin fat me Kukësin. Të kuqtë janë mposhtur me përmbysje 3-1 nga Luftëtari, duke qëndruar në +9 pikë nga ndjekësit.

Vetëm katër minuta i mjaftuan vendasve për të kaluar në avantazh. Ishte Dilaver Duka ai që kaloi të besuarit e Skënder Gegës në avantazh. Gjithsesi, Dunga me tripletën e tij bëri të pavlefshëm atë konkretizim të mesfushorit me pasaportë amerikane.

Për të parë FOTOGALERINË klikoni këtu

Fitore minimale por që mjaftoi për të marrë 3 pikët mori edhe Flamurtari, që mposhti 1-0 Tiranën. Goli i Sukaj i ngjet kuqezinjtë në vendin e 5-të në kuotën e 41 pikëve, -2 nga zona Europiane.

Golat në Partizani-Luftëtari








Golat në Flamurtari-Tirana:







EMISIONET