Video/ Partizani "kampion" me barazim, Kukësi zhyt Kastriotin

Video/ Partizani "kampion" me barazim, Kukësi zhyt Kastriotin

Kukësi e ka mbyllur me fitore vitin kalendarik 2018.

Verilindorët kaluan pastër Kastriotin 2-0, duke marrë kështu vendin e dytë në klasifikim. Takimi nisi me këmbën e duhur për të besuarit e Armando Cungut, që kaluan në avantazh pas 2 minutash lojë.

 Ishte Limaj i cili kaloi në epërsi Kukësin, ndërkohë që goli i Reginaldo në fundin e pjesës së parë vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Me këtë fitore Kukësi numëron 34 pikë, -3 nga Partizani, i cili nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Luftëtarit. Megjithatë i mjaftoi për t'u shpallur kampion të dimrit.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Esat Malës, të kuqtë morën vetëm një pikë nga transferta delikate e Gjirokastrës, pas golit të Ymeraj në minutën e 55-të të takimit. Një pikë që i ngjet Luftëtarin në vendin e 8-të me 17 pikë, -2 nga zona e ftohtë e cila mbahet nga Kamza.

Ndërkohë që Kastrioti stampohet në fund me 10 pikë.














EMISIONET