Video/ Një rrugë e dy punë!

Video/ Një rrugë e dy punë!

Prisni me padurim të mbyllet pjesa e parë e një ndeshjeje futbolli për të shkuar në banjo, në mënyrë që të mos humbisni asgjë nga ajo që ndodh në fushën e blertë?

A jeni të detyruar të mbani radhën para derës së WC-së, pasi jeni të rrethuar nga tifozët të cilët kanë marrë të njëjtin vendim si ju? E pra, Reali i Madridit ka zgjidhjen perfekte për ju.

Drejtues të klubit spanjoll kanë projektuar një skenar të vërtetë. Ato kanë porositur disa WC moderne, ku mbi të, të jetë i montuar edhe një monitor. Aty po të transmetohet takimi i cili po luhet në fushën e "Santiago Bernabeu", në mënyrë që tifozi të mos humbasë asgjë nga ndeshja e ekipit të tij.

Këto tualete revolucionarë kushtojnë rreth 3.000 euro për copë dhe kanë një ekran të vogël televiziv të ngulitur në pjesën e sipërme që lehtëson monitorimin e ndeshjes nga tualeti.

Por nëse kampionët e Evropës do të vendosin për t'i instaluar, Reali i Madridit nuk do të ishte ekipi i parë që do t'i përdorte ato. Banjat "VIP" në stadiumin e Leganes janë të pajisur prej kohësh me këtë teknologji, e cila shumë shpejt mund të përqafohet nga shumë klube të ndryshme europiane dhe jo vetëm.

EMISIONET