Video/ Kastrioti me marsh kampioni, Kukësi ngushton distancat me Partizanin

Video/ Kastrioti me marsh kampioni, Kukësi ngushton distancat me Partizanin

Ernest Gjoka ka debutuar me fitore në stolin e Kukësit.

Tekniku kryeqytetas udhëhoqi skuadrën verilindore drejt fitores 1-0 ndaj Laçit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Limaj në minutën e 87-të. Me këtë fitore, Kukësi i bën presion kryesuesve të Partizanit, duke e ulur në 6 pikë distancën me kreun. Gjithsesi, Partizani ka mundësinë për të rithelluar diferencat, pasi në orën 18:30 do të ndeshet me Skënderbeun.

Kastrioti nuk di të ndalet në kampionat. Krutanët kanë triumfuar në "derbin e mbijetesës", teksa fituan 1-0 ndaj Luftëtarit. Në takimin e javës së 28-të të Kategorisë Superiore, të besuarit e Bledar Devollit iu falën një goli të Herald Marku në minutën e 25-të. Mesfushori 22 vjeçar u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë pikë shprese skuadrës së tij.

Kjo fitore e dërgon në 3 pikë distancën me Tiranën, duke e bërë akoma më emocionues çështjen e mbijetesës. Këtë mesjavë, bardheblutë morën 3 pikë pa djersë, pasi triumfuan 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës.

Goli në Laçi-Kukësi:



Goli i Kastriotit:




EMISIONET