VIDEO/ Ngiste makinën i dehur, dënim shembullor për 20 vjeçarin

VIDEO/ Ngiste makinën i dehur, dënim shembullor për 20

Prania e policisë e ka kthjelluar këtë 20 vjeçar, i cili ngiste makinën i dehur me rreth 35 mikrogramë mbi normën e lejuar.

Craig Posonby-Burl e parkoi dy herë makinën e tij në një parking të Gloucestershire, por në fund iu pezullua patenta për 14 muajit e ardhshëm.

Kjo pasi kamerat e sigurisë e pikasen teksa makina e drejtuar nga 20 vjeçari kaloi semaforin teksa tregonte dritën e kuqe, ndërsa më pas u përplas me një bordurë. Ngjarja ndodhi më 2 tetor në Parkun e Birrarisë në Cirencester, kur Craig fillimisht e kaloi semaforin dhe më pas parkoi, por makina e tij nisi të lëvizë, duke u ndalur vetëm nga bordura.

Për fatin e tij të keq, një makinë policie u shfaq aty pranë dhe nisi procedurat kundër djaloshit. Pasi rezultoi me  51 mikrogramë alkool në 100 mililitra frymë, Craig u shoqërua në rajonin më të afërt policor, ku më pas iu hoq patenta për 1 vit e dy muaj.




EMISIONET