Sulmuesi i U-21 të Rubin Kazan, Norvik Avdaluan ka shënuar një gol vërtetë spektakolar ndaj Uralit. Sulmuesi i ri ekzekutoi në mënyrë akrobatike një penallti duke tundur rrjetën. Video u bë virale ndërsa më poshtë kemi klasifikuar 8 penalltitë më të bukura në histori.

Ekzekutimi i famshëm nga Johan Cruyff dhe Olsen për Ajax

Ishte viti 1982 kur mjeshtri holandez luajti topin në Olsen në duelin mes Ajax dhe Helmond Sport.



'Ezequinha', një gol që bëri një lojtar të duket brazilian

Gjatë ndeshjes së Spanjës u-19 ndaj Italisë në vitin 2010, Ezequiel Calvente hutoi tërësisht portierin, pasi e kapi në befasi me një goditje spektakolare, transmeton "Ora News"


Goditja e përsosur: Gjuajtje e fortë por me kontroll

Futbollisti holandez Stijn Schaars goditi një penallti tepër fort, me sferën që kaloi vijën fatale dhe u stampua në bashkimin e dy shtyllave.



Rabona nga Djalminha

Sulmuesi brazilian goditi me një robana (me finte) një penallti kundër Fluminense në një ndeshje shtëpie.

Goli i konsideruar si mungesë respekti

Në vitin 2011, Theyab Awana Diab befasoi të gjithë me një goditje me thembër në një miqësore midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Libanit.



Penalltia e çuditshëm ... Të meritosh një Oskar!

Ashad Ali Adubarey shënoi këtë penallti të çuditshëm por efektive kundër Afganistanit në Kupën e Azi.

Goditja e zgjuar dhe zbavitëse nga Hulk

Sulmuesi e zuri portierin në befasi në një ndeshje kontrolli kur luante te Zenit.



Goditja legjendare e Antonín Panenka

Në Kampionatin Europian të vitit 1976, gjatë finales mes Çekosllavisë dhe Gjermanisë, Antonín Panenka fitoi vëmendjen me penalltinë e tij në mes të portës.





/Ora News.tv/