Rikthehet pas 126 ditësh me fanellën e PSG-së dhe i jep 3 pikë mjaft të vyera.

Neymar Jr është rikthyer si hero në "Parc des Princes" dhe këtë e bën përballë Strasbourg. Ylli brazilian ka lënë pas problemet me dëmtimet, si dhe thashethemet e merkatos, duke qënë deciziv në javën e 5-të të Ligue 1.

Kampionët në fuqi, PSG mposhti minimalisht 1-0 Strasbourg dhe këtë e bëri falë Neymar. 27 vjeçari e nisi nga minuta e parë takimin e kësaj fundjave, por u desh të vinte minuta e 92-të që të zhbllokonte rezultatin. Një gjysmëparabël e tij e shndërroi në gol krosimin e Diallo, që ishte një "tank" në prapavijën e PSG-së.

Një tre pikësh që i jep kreun e Ligue 1 dhe shpresë për një rezultat pozitiv në takimin e pas katër ditëve, ku do të debutojë në fazën e grupeve të Champions League për këtë sezon dhe si rival do të gjej 13 herë kampionët e Europës, Realin e Madridit.


/Ora News.tv/