Paris Saint Germain ka hedhur shumë shpejt pas krahëve disfatën e mesjavës ndaj Reims. Kampionët e Ligue 1 fituan me rezultatin e ngushtë, 1-0 në transfertë ndaj Bordeaux dhe heroi i tyre ishte ylli i ekipit, Neymar JR.

Braziliani i kritikuar te PSG shënoi 20 minuta përpara fundit golin me vlerën e 3 pikëve, që i jep vendin e parë në kampionat.

27 vjeçari u shërbye mjaft mirë nga Kylian Mbappe dhe i gjendur në zonën e vogël të portierit e kishte të lehtë të tundte rrjetën.Kjo fitore e ngjet PSG-në në kuotën e 18 pikëve, teksa Bordeaux mban vendin e 5-të me 12 pikë.




/Ora News.tv/