Video/ Nëntë ballë ndaj Guingamp, Cavani e Mbappe "zihen" për topin

Video/ Nëntë ballë ndaj Guingamp, Cavani e Mbappe

Vetëm 10 ditë ka zgjatur festa e Guingamp, e cila pasi siguroi gjysëmfinalen e Kupës së Ligës, pas fitores 2-1 kundër PSG-së.

Këto të fundit reaguan furishëm ndaj modestëve, duke i shkatërruar me rezultatin e thellë 9-0, në takimin e vlefshëm për Ligue 1. Heronj të kryeqytetasve ishin padyshim Cavani e Mbappe që realizuan një tripletë, ndërkohë që Neymar shënoi dopietën e tij në këtë përballje. Goli i fundit mban firmën e belgut Meunier.

Neymar zhbllokoi takimin pas 11 minutash lojë, përpara se t'i hap udhë dopietave të Kylian Mbappe e Edinson Cavanit. Për golin e 6-0 mendoi sërish braziliani, i cili kompletoi dopietën e vet në këtë ndeshje.

 Por festivali i golave nuk përfundoi këtu, me Cavanin e Mbappe që kompletuan tripletën, ndërkohë që Meunier i vendosi kapak takimit, duke realizuar edhe golin e 9-të. Një fitore që dërgon në 17-të triumfet e PSG-së në këtë sezon në kampionat, e cila nuk njeh humbje pas 19 takimesh.

Aktualisht PSG mban vendin e parë me 53 pikë, +13 nga Lille ndjekëse, e cila numëron edhe 2 takime më shumë se kryeqytetasit. Ndërkohë Guingamp numëron 14 pikë në fundin e klasifikimit.




EMISIONET