Video/ Napoli i kthen buzëqeshjen "San Paolos", Ronaldo nuk mjafton për Juven

Video/ Napoli i kthen buzëqeshjen "San Paolos", Ronaldo nuk

Napoli është rikthyer të fitoi një ndeshje në San Paolo pas më shumë se 3 muajsh duke mundur Juventusin me rezultatin 2-1.

Skuadra e Gattusos që vinte pas 3 humbjeve radhazi në kampionat, zhbllokoi sfidën në pjesën e dytë pasi e para përfundoi në barazim 0-0 me autor Piotr Zilenski në minutën e 63-të.  Napoletanët të motivuar shënojnë edhe golin e qetësisë me kapitenin Lorenzo Insigne që lëshoi një goditje spektakolare nga distanca duke shtangur portierin Szczesny.

Megjithatë bardhezinjtë nuk mund të dorëzoheshin kurrsesi dhe në minutën e 90’ ishte Cristiano Ronaldo që konfirmoi momentin e mirë që po kalon, teksa “dogji” në duel shpejtësie Di Lorenzon dhe Meret, duke shënuar golin që rihapi takimin.

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e 10 me 27 pikë në 21 javë, shumë pak për një skuadër që e nisi sezonin me stofin e pretendentes, ndërsa Juventusi mbetet në krye, por tani me vetëm 3 pikë larg Interit të vendin të dytë.

EMISIONET