Ky është momenti kur një grua kollitet para një oficer policie që po hetonte një sulm me thikë.

Charlene Merrifield, 39 vjeç, u ndalua nga oficerët në South Tyneside pasi u raportua se kishte sulmuar një burrë me thikë dhe kishte dëmtuar një makinë.

Kur oficerët e pyetën Merrifield për vendbanimin e saj të rregullt, gruaja reagoi duke kollitur në drejtim të tyre.

Kur ata e paralajmëruan se do dënohet me burg për kollitje ndaj policëve, ajo e përsëriti këtë veprim i cili u kap edhe kamerat.

Në video shihet Merrifield, 39 vjeç e cila dëgjohet duke pyetur oficerin: 'Pse po arrestohem?'

Ai përgjigjet: ‘Sepse kemi marrë një denoncim për ju me pretendimin se keni sulmuar një burrë me thikë dhe keni dëmtuar makinën e tij’.

Pasi hyri në furgonin e policisë ajo është kollitur para policit vazhdimisht dhe u dënua me burg për më shumë se 5 muaj.


/Ora News.tv/