VIDEO/ Milan zhgënjen në 120 vjetorin e krijimit, Juventus "fluturon" me Ronaldon

VIDEO/ Milan zhgënjen në 120 vjetorin e krijimit, Juventus

Juventus rikthehet të marrë kreun e Seria A.

Bardhezinjtë mposhtën 3-1 Udinese në javën e 16-të, duke udhëhequr tabelën e klasifikimit me 39 pikë. Cristiano Ronaldo ishte heroi i torinezëve me një dopietë personale, teksa goli që vulosi gjithçka erdhi nga koka e Leonardo Bonucci.

Portugezi shënoi në minutat 9 dhe 37, duke u ngjitur kështu në vendin e 4 të klasifikimit të goleadorëve, në kuotën e 9 golave personal. Realizimi i Pussetto në minutat e fundit kishte vlera statistikore.

Milan nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Sassuolës, në takimin që përkoi edhe në 120 vjetorin e krijimit të klubit. Kuqezinjtë zhvilluan një takim mbi mesataren, por Leao ishte thjeshtë i pafat, ku në dy tentativat e tij u ndal vetëm nga shtylla.

Pas kësaj pike, të besuarit e Stefano Piolit qëndrojnë në vendin e 10-të me 21 pikë, teksa Sassuolo mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë.  Atalanta rikthehet me këmbë në tokë.

Pas kualifikimit historik në raundin e 1/16-ave të UEFA Champions League, bergamaskët zhgënjyen në kampionat, duke u mposhtur nga Bologna me dhjetë lojtarë. Në "Dall'Ara" u zhvilluar 90 minuta mjaft emocionuese, me vendasit që morën 3 pikët pas golave të Palacio dhe Poli.






EMISIONET