Kylian Mbappe vijon të mahnitë me paraqitjet e tij spektakolare. Sulmuesi i PSG ka mrekulluar sërish të pasionuarit e futbollit në gjysmëfinalen e Kupës së Francës kundër Lyonit.

Parisienët fituan me rezultatin e thellë 5-1, falë golave tre golave të Kilian Mbappe dhe finalizimet e Sarabias dhe Neymar. Përtej rezultatit ajo që ra në sy në këtë sfidë ishe golin e shënuar nga Mbappe në minutën e 70. 

21 vjeçari pas rikuperon një top në gjysmëfushën e Lyonit driblon me lehtësi kundërshtarët shkon në zonë dhe shënon një gol fantastik. Vrapimi dhe thjeshtësia për të dribluar rivalët e tij i jap një ngjyrim fantastik gol të shënuar nga Mbappe.

/Ora News.tv/