VIDEO/ Manchester United nuk humbet kohë, gjen pasuesin e Lukakut

VIDEO/ Manchester United nuk humbet kohë, gjen pasuesin e Lukakut

Manchester United nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Romelu Lukaku. Belgu preferoi të transferoi te Inter gjatë kësaj merkato vere dhe "djajtë e kuq" kanë nxituar për të gjetur lojtarin që do ta zëvendosojë.

Nuk bëhet fjalë për një blerje, por për një gjetje "shtëpie". Anthony Martial ka marrë numrin e lënë bosh nga 26-të vjeçari, pra atë 9-të duke lënë të lirë numrin 11 që mbante në sezonet e fundit.

Një lëvizje e zgjuar kjo nga ana e Manchester United, që gjen në shtëpi zëvendësuesin potencial të ish-bomberit të Everton. Romelu Lukaku u bë i Interit për shifrën e 65 milionë eurove, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh.


EMISIONET