VIDEO/ "Ringjallet" Skënderbeu, mposht pastër Flamurtarin dhe ëndërron Europën

Skënderbeu rikthehet te fitorja.

Korçarët mposhtën me rezultatin 2-0 Flamurtarin, në takimin e vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Golat e Blerim Krasniqit dhe Gjergji Muzakës i dhanë 3 pikëshin e 14-të në këtë sezon bardhekuqve.

Ishte bomberi i talentuar i kampionëve në fuqi, Krasniqi ai i cili kaloi në avantazh vendasit. Kur po luhej minuta e 27-të e takimit, 22 vjeçari mori një top të bukur nga Bregu dhe në hyrje të zonës lëshoi një të majtë të hidhur, e cila përfundoi në fundin e rrjetës së mbrojtur nga Koliçi.

Sulmuesi ishte protagonist edhe te goli i dytë i korçarëve, i cili erdhi vetëm 3 minuta përpara fundit të kohës së rregull. Një ndërhyrje e gabuar e Kotobellit në dëm të tij e detyroi kryesorin të akordoi penallti. Nga pika e bardhë u nis Muzaka, që nuk gaboi.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu mban vendin e 5-të me 46 pikë, dy më pak se Flamurtari i pozicionit që të dërgon në Kupat e Europës.











EMISIONET