Skënderbeu është në krizë. Korçarët janë mposhtur në shtëpi, 3 me 2 nga Luftëtari, duke pësuar kështu humbjen e tretë radhazi.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh, me anë të Dejvi Bregut, "Ujqërit e Dëborës" u mposhtën. Demo dhe autogoli i Radas përmbysën gjithçka brenda 20 minutave. Megjithatë Bregu gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke vulosur në barazim 2-2 pjesën e parë. Në pjesën e dytë, dy skuadrat u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores, me fatin që i buzëqeshi miqve.

Një penallti në favor të bluzinjve, e kthyer në gol nga Shkurtaj i dha fitoren gjirokastritëve, që largohen me zonën e ftohtë. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu rrëshket në vendin e katërt të renditjes me 30 pikë, ndërsa Luftëtari ngjitet në të 7-in me 16 pikë.
















/Ora News.tv/