Video/ Laçi ndal hovin e Partizanit. Kastrioti befason Kamzën

Video/ Laçi ndal hovin e Partizanit. Kastrioti befason Kamzën

Partizani nuk ka mundur të shfrytëzojë hapin fals të rivalëve të Kukësit, për të "vrarë" në një farë mënyrë garën për çështjen titull.

Të kuqtë u mposhtën minimalisht 1-0 nga Laçi. Autori i golit të vetëm të kurbinasve mban firmën e Ndriçim Shtubina, me 31 vjeçarin që u tregua i saktë nga 11 metra larg. Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërkohë që Partizani mban vendin e parë me 46 pikë, +7 nga Teuta e vendit të dytë.

Fitore drithëruese mori Kastrioti, me Ymeraj që realizoi golin e vetëm ndaj Kamzës në limitet e kohës së rregullt. Me këtë fitore Krutanët parakalojnë pikërisht Kamzën në tabelën e renditjes.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE

Goli i Shtubina:


Goli i Ymeraj:




EMISIONET